Site icon

Sa lekë mori policia Sarandë që lejoi ndërtimin pa leje në zonën muzeale të Lëkursit

Më 22 shkurt 2022, shefja e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Sarandë, Romina Pulaj, u burgos për korrupsion me ndërtimet pa leje, zaptimin e trojeve dhe plazheve.

Në vend të saj, kryebashkiaku Adrian Gurma emëroi Gëzim Allkushin, i përjashtuar nga Policia e Shtetit për dekonspirim aksionesh, bashkëveprim me kriminelë, kultivues e trafikantë droge dhe me diploma gjimnazi e universitare false.

Shefat e SHÇBA e zbuluan se si ishte futur Gëzim Allkushi inspektor në Policinë e Sarandës, por e lanë në heshtje, për shkak se referencë për punësimin e tij, ishte një drejtues i PS.

Skandal është fakti, se pas përjashtimit nga policia, Gëzim Allkushi u punësua inspektor ndërtimor me të njëjtat dokumente false, ndërsa prej 6 muajsh është emëruar Shef i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Sarandë.

Por ajo që është më e çuditshmja është fakti se Gëzim Allkushi ka ndërtuar një shtëpi një katë pa leje, nën hundën dhe me miratim të plotë të Policisë së Shtetit Sarandë, e cila deri në këto momente nuk ka marrë  asnjë masë dhe nuk ka filluar asnjë Proçedim penal për ndërshkimin e matrapazit Allkushi.

Ditën e sotme do tju publikojmë foto se si vëllai i Gëzim Allkushit  shtetasi Kadri Allkushi, është duke ndërtuar një onjekt një katë pa leje,  në krah të ndërtesës së vëllait të tij i cili e ndërtoi shtëpinë pa leje pak muaj më parë e denoncuar nga ana jonë, por e favorizuardhe e pa ndërshkuar nga  policia .

Shtetasi Kadri Allkushi, është duke e ndërtuar këtë banesë  pranë kalasë  së Lëkursit, që dihet botërisht që është zonë e mbrojtur monument kulture,  e cila është duke u shkatërruar nga banda Allkushi në bashkpunim me segmentet kriminal të policisë së shtëtit.

Si është e mundur që  shtetasi Kadri Allkushi,ndërton pa leje në zonë të mbrojtur dhe vëllai i tij Gëzim Allkushi nuk merr masa për parandalimin e këtij dëmi, nuk merr asnjë vendim dënim me gjobë dhe vendim prishje, dhe ky mosveprim  është duke i shkaktuar dëm  kalasë dhe zonës së mbrojtur.

Por ajo që është më e tmerrshmja është fakti se si është e mundur që ky krim mjedisor nuk parandalohet nga Policia e Shtetit dhe si është e mundur që të favorizohet krimi .  Në vijim do tju publikojmë rrethana të implikimit të policisë Sarandë në këtë aferë kriminale.

Exit mobile version