Site icon

Shokët hedhin dhëndrin rumun në ajër, por s’munden ta presin, e pëson rëndë (VIDEO)

Ajo që konsiderohet si kërcimi i shokëve dhe dhëndrit në një ceremoni dasme, ka shkuar jo mirë. Teksa miqtë e dhëndrit rumun, tentojnë ta hedhin atë në ajër, ky i fundit përfundon në tokë dhe dëmtohet rëndë.

I gjithë momenti është regjistruar nga kamerat dhe është publikuar në rrjete sociale. Shokët ndërhynë për t’i dhënë ndihmën e parë dhëndrit dhe më pas ftuan emergjencën mjekësore.

Sipas mediave dhëndri ndodhet në spital dhe ka pësuar lëndime të shumta. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

 

Exit mobile version