Site icon

Skandal: Kanidati për bashkinë Sarandë subjekt i “OFL” dhe ligjit Antimafia/ Pasuria e Olti Cacit me prejardhje nga krimi dhe korrupsioni

Dyshja kriminale Hyseni Klosi kanë kryer pazarin e radhës duke vendosur në krye të bashkisë Sarandë si kanidat shtetasin Olti Çaçi, me origjinë nga Tepelena dhe banues në Durrës.

Olti Çaçi është përzgjedhur dhe trumpetuar nga Blendi Klosi, si pasojë e një borxhi në vlerë monetare ish ministrit Blendi Klosi kundrejt tij. Sipas buirimeve kofidenciale Klosi ka qënë frekuentues dhe lojtar i rregullt i lojrave të fatit, në biznesin e Çaçit.

Olti Çaçi nuk  është përzgjedhur nga Blendi Klosi si kanidat i bashkisë Sarandë, për vlerat dhe për intelektin që ai mund të ketë  po për faktin se Klosi ka lënë në bixhoz 500.000 euro në biznesin e tij dhe në shkëmbimn të këtij borxhi po i jepet bashkia Sarandë.

Por kush është Olti Çaçi i promovuar nga Blendi Klosi si kanidat i duhur për bashkinë Sarandë?

aktualisht Olti Caci është i punesuar pranë subjektit “Flower Spa” me pagë bruto 60.000 lekë.

Olti Çaçi është i biri i Ahmetit, dhe babai i tij  ka qënë gjithë jetën në pozita të larta në Policinë e Shtetit, dhe me punën si polic ka siguruar pasuri me miloiona euro.

Ahmet Çaçi ka vijuar aktivitetin kriminal të korrupsionit, favorizim të krimit të organizuar trafiqeveqë nga viti 1990 deri rreth viteve 2005, moment kur u kap dhe u dënua nga gjykata e Shkodrës për vjedhjen e 200 litrave naftë.

Po në Shkodër Ahmet Çaçi, është arrestuar dhe dënuar për herë të dytë për veprën penale të korrupsionit dhe nga ai moment është përjashtuar nga policia e shtetit , me njollwn e turpit por me një pasuri marramëndëse të vjedhur.

Dënimi i babait të Olti Cacit, i cili  është akuzuar për veprën penale të Korrupsionit Pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, vepër penale kjo e  parashikuar nga neni 259 i kodit penal.

Pasuria kanidatit për bashkinë Sarandë Olti Çaçi, është pjesë e hetimit pasuror nëse i referohemi ligjit nr. 10 192, datë 3.12.2009 për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë në nenin 3 pika d) përcakton se për  kryerjen e krimeve të parashikuara në nenet 259,  të Kodit Penal,  dënim ky i babait të Olti Çaçit.

Babai i Olti Çaçit i investoi në mënyrën e duhur leket e përfituara nga trafiqet dhe korrupsioni në fushën e turizmit, aktualisht pasuria e paligjshme kap vlerën e  rreth 40.000.000 eurove pasuri.

Pasuria e Olti Çaçit në vënd të jetë pjesë e hetimit të “OFL” po përdoret për të korruptuar politikanë si Blendi Klosi dhe Alket Hysenaj, për tu promovuar në bashkinë Sarandës.

Shtetasi Olti Çaçi ka pasuri marramëndëse dhe kjo fal veprimeve korruptive kriminale të kryera familjarisht ndër vite. Olti Çaçi ka në pronësi të tij “Flower Hotel” në Golem të Durrësit  një pasuri që vlen rreth 20.000.000 euro.

Olti Çaçi  dhe as babai i tij me pagën e policit nuk mund të krijonte “Flower Hotel” me pasurui të ligjshme dhe të ndershme, por duket qartë se janë pasuri të rrjedhura nga krimi dhe korrupsioni ndër vite.

Në vijim do të publikojmë lidhjet e kanidatit Caci element të krimit të organizuar.

Exit mobile version