Site icon

Skandal seksual në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit? Ngjarja po mbahet larg syve të publikut

Avokati Arben Llangozi ka denoncuar, një ngjarje skandaloze me aferë seksuale ka ndodhur në ministrinë e arsimit dhe sportit e cila drejtohet nga ministresha e Ramës Mirela Kumbaro. Sipas tij dhe burimeve brenda institucionit, ka ndodhur në ambientet e ministrisë, ku dy punonjës janë kapur në katin e dytë duke kryer marrëdhënie seksuale brenda një zyre të institucionit. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë orarit të punës, duke e kthyer një ambient administrativ në skenë të një situate krejtësisht të papërshtatshme për një institucion public dhe aq më tepër për një institucion ku duhet të lulëzoj dija dhe kultura.

Institucion i dijes dhe i kulturës rrezikon të kthehet në një institucion skandalesh dhe sjelljesh të papërshtatshme, duke cenuar seriozisht imazhin dhe seriozitetin që duhet të karakterizojë një institucion publik të këtij niveli.

Një skandal me përmasa si ai i Safet Gjicit, që sipas burimeve ka ndodhur në katin e dytë, shumë pranë zyrës së ministries kumbaro, e ka bërë situatën edhe më të ndjeshme brenda administratës së ministries por është duke u mbajtur secret me qëllim ta izolojnë. Madje nga burimi i këtij informacioni kjo skenë është filmuar por është e rëndëpublikimi i saj.

Ngjarja është përpjekur të mbahet e mbyllur brenda mureve të ministrisë. Madje thuhet se administratës i është kërkuar të ruajë heshtjen dhe të mos e bëjë publike situatën, duke zbatuar në mënyrë joformale një lloj “kodi Omerta”, me qëllim që incidenti të mos dalë në publik.

Çifti i të dashuruarve dhe pasionantëve që u kapën gafil kishte harruar derën e zyrës hapur dhe, për pasojë, u zbuluan krejt aksidentalisht nga një punonjëse tjetër e ministrisë, e cila, duke kaluar në korridor, është përballur papritur me këtë skenë të pazakontë për ambientet e një institucioni shtetëror.

Ai pretendon se,nga ana tij do të ishte e mundur edhe publikimi i videos që lidhet me këtë ngjarje, megjithatë kemi vendosur të mos e bëjmë publike, pasi përmbajtja e saj përmban skena të rënda dhe të papërshtatshme për publikun. Për këtë arsye, në respekt të etikës dhe të ndjeshmërisë së publikut, kemi zgjedhur të mos publikojmë materialin filmik, duke u mjaftuar vetëm me paraqitjen e informacionit në formë përshkruese.

 

 

Exit mobile version