Struktura e Posaçme Antikorrupsion është vënë sërish në lëvizje.
Këta radhë SPAK, i shoqëruar nga agjentë të Byrosë Kombëtarë të Hetimit, ka zbarkuar në Gjirokastër.
Konkretisht në Prokurorinë e Gjirokastrës ku raportohet se ka sekuestruar disa dosje.
Kreu i SPAK, Arben Kraja nëpërmjet koordinatores për informim, Xhuljeta Krasta, nuk e ka mohuar një operacion të tillë, madje ka paralajmëruar se nuk do të ndalohen.
“Ne kryejmë veprime çdo ditë aq më shumë tani që grupi i parë i hetuesve të BKH, është aktiv”, ka thënë Kraja.
Ende nuk dihet se çfarë dosjesh janë sekuestruar në Prokurorinë e Gjirokastrës.

