SPAK dhe BKH në aksion, operacion në Prokurorinë e Gjirokastrës/ Sekuestrohen dosje hetimore

Struktura e Posaçme Antikorrupsion është vënë sërish në lëvizje.

Këta radhë SPAK, i shoqëruar nga agjentë të Byrosë Kombëtarë të Hetimit, ka zbarkuar në Gjirokastër.

Konkretisht në Prokurorinë e Gjirokastrës ku raportohet se ka sekuestruar disa dosje.

Kreu i SPAK, Arben Kraja nëpërmjet koordinatores për informim, Xhuljeta Krasta, nuk e ka mohuar një operacion të tillë, madje ka paralajmëruar se nuk do të ndalohen.

“Ne kryejmë veprime çdo ditë aq më shumë tani që grupi i parë i hetuesve të BKH, është aktiv”, ka thënë Kraja.

Ende nuk dihet se çfarë dosjesh janë sekuestruar në Prokurorinë e Gjirokastrës.