Site icon

Statistikat/ “Djajtë”, më mirë me Veghorst sesa me Ronaldon

Mançester Junajtid është një skuadër më e mirë me Vut Veghorstin sesa me Kristiano Ronaldon dhe këtë e konfirmojnë statistikat.Kjo pavarësisht se holandezi ka shënuar me pikatore që kur u transferua në “Old Trafford” në janar (2 gola). Në 19 ndeshjet e fundit që ata të dy kanë qenë titullar për “Djajtë e kuq” në të gjitha kompeticionet, Junajtid ka fituar 12 me holandezin, ndaj 9 me portugezin.

Me Veghorstin në skuadër, ekipi i Ten Hagut ka regjistruar 4 barazime dhe 3 humbje ndaj 3 barazimeve dhe 7 humbjeve me portugezin, i cili u largua në nëntor nga “Old Trafford”. Por nëse CR7 shënoi 11 gola dhe Veghorst vetëm 2 gjatë kësaj periudhe, Junajtid shënoi 37 gola me sulmuesin e huazuar nga Bërnleji dhe 23 gola me Kristianon në skuadër.

Exit mobile version