Site icon

Tentoi të kalonte shinat, 15-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga treni në Itali. Ngjarja e rëndë u pa nga shokët e të riut

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 15-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën pasi u përplas nga një tren. Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit Chiari, në provincën e Brescias.

I riu me origjinë shqiptare, dhe i lindur dhe i rritur në Chiari, tentoi të kalonte shinat por fatkeqësisht u përplas nga treni. Në vendngjarje kanë mbërritur karabinierët e stacionit Castrezzato dhe ata të Radiomobiles së Chiarit, policia rrugore dhe Polferi, të cilët do të përpiqen të përcaktojnë rrethanat e tragjedisë.

Viktima sapo kishte zbritur nga treni në Romano di Lombardia, i shoqëruar nga një grup shokësh, të gjithë nga Chiari. 15-vjeçari u përpoq të kalonte përpara të gjithëve dhe fatkeqësisht u përplas nga treni duke e hedhur rreth dhjetë metra larg.

Përplasja ka qenë fatale sa 15-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në një kohë shumë të shkurtër, familjarë, miq dhe bashkëmoshatarë të viktimës mbërritën në stacionin Chiari në zonën e Breshias, të tronditur nga ngjarja e rëndë.

Exit mobile version