Site icon

Tërmeti i fortë godet këtë shtet, 20 viktima dhe qindra të plagosur

Një tërmet i fortë ka shkundur së fundmi Pakistanin, ku kanë humbur jetën 20 persona.

Autoritetet thonë se numri i të vdekurve mund të rritet dhe se shumë njerëz u vranë nga shembja e banesave, pasi tërmeti i fuqishëm goditi provincën Balochistan.

Shumë nga të vdekurit ishin gra dhe fëmijë, tha agjencia e lajmeve Reuters. Mësohet se lëkundjet e tërmetit kishin magnitudë 5.9 dhe thellësi prej 9 km.

Zyrtarët lokalë i thanë BBC se të paktën 150 të tjerë mendohet se janë plagosur, dhe disa prej tyre u dërguan me urgjencë në spital në gjendje kritike.

Exit mobile version