Site icon

Tetë ditë pushim për Liverpulin, Klop kërkon fitoren në kampionat: Jemi gati për Lidsin.

Jyrgen Klop shpreson të shohë përfitimet e një jave të plotë stërvitjeje kur Liverpuli të vizitojë “Elland Road” sot në mbrëmje. “Reds”-at kanë pasur një javë të rrallë pushimi pas barazimit 2-2 të së dielës së kaluar në shtëpi ndaj Arsenalit, duke i lejuar Klopit dhe lojtarëve të tij të bëjnë më shumë sesa thjesht të përqendrohen te rikuperimi.

Sigurisht që është ndryshe”, tha tekniku gjerman. “Ju mund të punoni pothuajse në gjithçka që është e rëndësishme në futboll. Mund të punoni në detajet mbrojtëse, në ato sulmuese. Ju mund të bëni gjithçka. Në një javë kaq të gjatë, ju keni vërtet kohë për të stërvitur. Më pëlqen shumë”.

Liverpuli nuk fiton në pesë ndeshjet e fundit që nga fitorja 7-0 ndaj Junajtidit dhe nuk ka fituar jashtë në Premier Ligë që kur mposhti Njukasëllin 2-0. “Mezi po e presim ndeshjen me Lidsin. Dhe nuk do të jetë kurrë një ndeshje e lehtë transferta me ta”, tha Klop.

Exit mobile version