Site icon

Uzuni tund përsëri rrjetën në Spanjë, vetëm 1 gol larg rekordit

Myrto Uzuni ka tundur rrjetën përsëri në kampionatin spanjoll, duke qenë gjithnjë e më shumë lideri absolut i garës për “Këpucën e Artë” në La Liga 2.Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka shënuar sot golin e avantazhit në sfidën e Granadas ndaj Burgos në fundin e pjesës së parë, pasi kishte tentuar disa herë të tjera të gjente rrjetën me goditje të befasishme brenda zonës.

Sulmuesi realizoi kështu golin e tij të 11 në këtë kampionat, duke mbetur i shkëputur në kreun e renditjes së golashënuesve në Spanjë. Ai është vetëm 1 gol larg rekordit të tij personal në një sezon si profesionist. Uzuni kishte shënuar 12 gola në sezonin 2020-2021 me fanellën e Ferencvaroshit në Hungari.

Exit mobile version