Site icon

Dystandartizimi dhe marrëdhënie e drejtësisë me kriminelin Kristaq Kotro

Gjatë një aksioni antidrogë të vitit 2011, në të cilin nga Kolumbia ishin nisur 200 kg kokainë të shkrirë në 52 fuçi me vaj palme, kur ajo mbërriti në Gjirokastër, pala shqiptare e mbylli me vetëm një të arrestuar. Nuk u gjet asnjëherë se ku ishte laboratori që do veçohej vaji i palmës nga kokaina dhe as bashkëpunëtorët e tij. Për çudi, Vullnet Harizaj ose Dhimitros Harizaj u gjykua dhe u shpall fajtor në vitin 2012 për çështjen e kokainës që ishte porositur, mbi akuzën e trafikut ndërkombëtar në bashkëpunim.

Prokuroria kërkoi për të 18 vite burgim mbi akuzën e trafikut të narkotikëve në bashkëpunim, ndonëse nuk ia doli asnjëherë mbanë të zbulojë e të kuptojë apo edhe të gjejë se cilët ishin ndihmësit dhe bashkëpunëtorët e tij.

Vetë krimineli Kristaq Kotro ishte si dëshmitar në sallën e gjyqit, në të cilën u dënua vetëm shoferi. Portali In-Front.org bën me dije se sipas vendimit të gjykatës kanë dalë fakte në dritë që e tregojnë Kristaq Kotron narkorafikant.

“Në bisedën e realizuar në dt.20.3.2011 ora 11.51.45 numri celular 0689005000 (në përdorim të shtetasit Kristaq Kotro) ka marrë në telefon numrin celular 0682089775 (në përdorim të një shoferi të kompanisë Merentino, shtetasit Tafil Hunda) ku sipas bisedës përdoruesi i numrit celular 0689005000 i thotë përdoruesit të numrit celular 0682089775 se a e takove Arjanin (Arjan Lazaj) dhe ç’të ka dhënë? Përdoruesi i numrit celular 06820775 i përgjigjet: “Po, e takova më ka dhënë dollarë me duket se ishin të ngushta dhe ishin të mbështjella në zarf, nuk i dalloja dot euro apo ishin dollarë. I thashë që janë pak dhe ai më tha janë shumë.

Pra, duket fare qartë  dystandartizimi që e ka kaplosur sistemin e drejtësisë dhe ndrydhja e reformës së pastër.

Exit mobile version