Kur u shpall Reforma në Drejtësi, qytetarëve iu tha se për herë të parë do të ndodhte një “spastrimi moral” i elitës gjyqësore. Në shoqëri u ngjall shpresa se më në fund do të dilte në pah një brez i ri gjyqtarësh e prokurorësh, i përzgjedhur sipas integritetit dhe transparencës. Por, pas disa vitesh proces, gjithnjë e më shumë lind pyetja: kush i kontrollon kontrollorët? Kush i garanton qytetarëve se vetë komisionerët që mbajnë në dorë fatin e gjyqtarëve e prokurorëve, janë shembull i ndershmërisë që predikojnë?
Një nga emrat më të përfolur është Genta Bungo Tafa, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe aktualisht kandidate për Gjykatën Kushtetuese. Në sipërfaqe, ajo paraqitet si një profesioniste me karrierë në drejtësi, ish-përmbaruese dhe pedagoge, e votuar nga Kuvendi për të qenë pjesë e filtrit më të rëndësishëm të tranzicionit. Por në prapaskenë, një sërë të dhënash, dokumente dhe raportime mediatike, hedhin hije të forta dyshimi mbi pasurinë dhe integritetin e saj.
Nga burime financiare dhe publikime investigative, rezulton se Genta Bungo Tafa ka pasur një llogari bankare prej rreth 100 milionë lekësh të vjetra, shifër e cila bie në sy për disproporcion me të ardhurat e deklaruara. Për më tepër, në dokumente bankare figuron edhe një depozitë prej 10 milionë lekësh të reja e hapur bashkë me bashkëshortin e ndjerë, për të cilën mungojnë shpjegime të detajuara mbi origjinën.
Në një kohë kur dhjetëra gjyqtarë e prokurorë u rrëzuan nga Vettingu për mungesë burimesh të qarta për shuma shumë më të vogla, fakti që një komisionere e këtij procesi ka pasuri të tilla të pashpjeguara, krijon një kontradiktë të madhe morale dhe institucionale.
Një tjetër element i diskutueshëm lidhet me aktivitetin e saj privat. Në vitin 2013, Bungo Tafa themeloi një zyrë përmbarimore së bashku me një ortak tjetër, ku zotëronte 50% të kapitalit. Katër vjet më vonë, në korrik 2017, ajo dha dorëheqjen si administratore dhe shiti kuotat, në një moment që përkon pikërisht me zgjedhjen e saj nga Parlamenti si komisionere në KPK.
Kjo lëvizje e shpejtë ngre pyetje legjitime, a ishte dorëheqja një akt i sinqertë transparence, apo një manovër për të shmangur konfliktin e interesit dhe për të fshehur lidhjet me të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet? Pse nuk janë bërë publike të gjitha shifrat e fitimeve të realizuara në këtë periudhë?
Nëse gjyqtarë e prokurorë janë përmbysur nga Vettingu për mungesë transparence mbi një apartament, një makinë apo një llogari të vogël bankare, si mund të ketë besueshmëri procesi kur një nga vetë komisionerët mban mbi vete hije dyshimi shumë herë më të mëdha? A është kjo një shenjë se procesi është selektiv, i ashpër me “të vegjlit” dhe i butë me ata që mbajnë postet më të larta?
Këtu fshihet një paradoks i madh, ata që u ulën në karrigen e KPK-së për të “shkulur” korrupsionin nga rrënjët, përballen vetë me pyetje të ngjashme me ata që po gjykojnë. Dhe kjo e bën opinionin publik të mos ketë më besim as te reforma, as te institucionet që e zbatojnë atë.
E gjithë kjo histori bëhet akoma më e rëndë në momentin kur Genta Bungo Tafa paraqitet si kandidate për Gjykatën Kushtetuese, institucioni më i lartë i kontrollit të ligjshmërisë dhe garancisë së shtetit të së drejtës.
Pyetja është e thjeshtë, a mund të ulet në Gjykatën Kushtetuese një funksionare mbi të cilën rëndojnë dyshime të forta për pasuri të pajustifikuara? A është kjo figura që duhet të përfaqësojë moralin dhe standardin e ligjit në Shqipëri? Apo kemi të bëjmë thjesht me një tjetër shembull tranzicioni, ku “sheikët” e drejtësisë vetëm ndërruan pozicione, por jo mentalitetin?
Reforma në Drejtësi ishte premtuar si një kapitull i ri për Shqipërinë, por rrezikon të kthehet në farsë nëse në krye të institucioneve të saj ngjiten njerëz që nuk garantojnë integritetin e kërkuar. Nëse pasuria e komisionerëve mbetet e pashpjeguar dhe hetimet mungojnë, atëherë procesi i Vettingut humbet kuptimin.
Sepse një gjë është e qartë, publiku shqiptar nuk ka nevojë për retorikë dhe fasadë, por për shembuj realë të pastërtisë dhe ndershmërisë. Dhe në këtë pikë, kandidatura e Genta Bungo Tafës mbetet më shumë një dilemë morale sesa një garanci për shtetin e së drejtës.
Në një kohë kur dhjetëra gjyqtarë e prokurorë u rrëzuan nga Vettingu për mungesë burimesh të qarta për shuma shumë më të vogla, fakti që një komisionere e këtij procesi ka pasuri të tilla të pashpjeguara, krijon një kontradiktë të madhe morale dhe institucionale.
Kjo lëvizje e shpejtë ngre pyetje legjitime, a ishte dorëheqja një akt i sinqertë transparence, apo një manovër për të shmangur konfliktin e interesit dhe për të fshehur lidhjet me të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet? Pse nuk janë bërë publike të gjitha shifrat e fitimeve të realizuara në këtë periudhë?
Këtu fshihet një paradoks i madh, ata që u ulën në karrigen e KPK-së për të “shkulur” korrupsionin nga rrënjët, përballen vetë me pyetje të ngjashme me ata që po gjykojnë. Dhe kjo e bën opinionin publik të mos ketë më besim as te reforma, as te institucionet që e zbatojnë atë.
E gjithë kjo histori bëhet akoma më e rëndë në momentin kur Genta Bungo Tafa paraqitet si kandidate për Gjykatën Kushtetuese, institucioni më i lartë i kontrollit të ligjshmërisë dhe garancisë së shtetit të së drejtës.
“Mbi Gentiana Bungon rëndojnë jo vetëm hije dyshimi, por edhe indicie korrupsioni, pasi praktika e saj si anëtare e KPK-së ka lënë gjurmë të forta në opinion. Një nga rastet më të diskutuara është vendimi i dhënë kundër Ramadan Trocit, pikërisht në ditën e varrimit të bashkëshortit të saj, çka për shumëkënd nuk ishte një akt profesional, por një shenjë hakmarrjeje të hapur.
Ky veprim jo vetëm që ngre dyshime të thella mbi motivet e saj personale, por gjithashtu lë hapësirë për të besuar se pas këtij vendimi mund të fshihen edhe interesa korruptive, duke cenuar rëndë integritetin e procesit të vetingut.”
Përtej elementit emocional të hakmarrjes që lidhet me rrethanat e veçanta të ditës së dhënies së vendimit, nuk mund të përjashtohet edhe mundësia e ndikimeve të tjera të natyrës korruptive. Vetë fakti që një gjyqtare e KPK-së, e cila duhet të mishëronte standardet më të larta të paanësisë dhe integritetit, ka marrë një vendim kaq të rëndësishëm në një moment tepër të papërshtatshëm, ngre dyshime serioze mbi motivet e saj.
Në opinionin publik kjo është lexuar jo vetëm si një akt i mundshëm hakmarrjeje, por edhe si një tregues se sistemi i vetingut, në vend që të pastrohej nga korrupsioni, rrezikon të infektohej prej tij. Nëse vendimmarrja ndikohet nga emocione personale apo nga interesa financiare e politike, atëherë procesi humbet kuptimin dhe kthehet në një farsë që dëmton besimin e qytetarëve tek drejtësia e re. Per këtë rast do shkruajmë në vijim.
Edhe më shqetësuese është fakti se, në vend që të ishte minimalisht nën hetim për fshehje të të ardhurave dhe deklarim të rremë pasurie, Gentiana Bungo dokorohet duke u bërë kandidate për Gjykatën Kushtetuese.
Ky zhvillim nuk është vetëm ironik, por edhe alarmues për standardet e drejtësisë në Shqipëri, pasi tregon se individë mbi të cilët rëndojnë dyshime serioze mbi integritetin financiar dhe moral, jo vetëm që nuk përballen me përgjegjësi, por ngrihen edhe në pozicione të larta kushtetuese, duke vënë në pikëpyetje besimin publik tek sistemi i drejtësisë.

