Site icon

Mister/ Kriminelit Kotro nuk i bën derman as Interpoli

Mbetet ende mister fati i kriminelit Kristaq Kotro i cili duhej të ishte aktualisht mbrapa hekurave. Në vitin 2011 krimineli Kristaq Kotro porosit nga Kolumbia vaj palme, në të cilën ishin të tretura 200 kg kokainë.

Shtetasi Kotro i shpëtoi padrejtësisë duke korruptuar gjyqtarin dhe duke ia hedhur paq drejtësisë. Kotro u paraqit në gjyq si dëshmitar dhe ai që u arrestua është shoferi i kamionit me vajin e palmës dhe kokainën e tretur, të cilin Kotro e ksihte porositur për ta sjellë porosinë në firmën e tij  “INTER-KRISS” Sh.p.k

Përgjimet nxjerrin zbuluar Kristaqin pasi në përgjimin e bisedës më datë 20.03.2011, ora 11:51, krimineli Kotro ka marrë në telefon shoferin dhe i thotë: “A e takove Arjanin (Arjan Lezaj) dhe ç’të ka dhënë?” Këtu del qartë se Kristaq narkotiku ka pasur dijeni të plotë mbi ngjarjen dhe ka qenë porositësi i këtij kamioni. Bëjmë me dije se firma që ka porositur kamionin dhe firma që priste mallin, firma “INTER-KRISS” Sh.p.k dhe firma “AE-1 MERENTINO” janë të dyja firma të bosit të kokainës Kristaq Kotro, të dyja me adresë Zona Industriale, Gjirokastër.

Drejtësia kanë bërë një vesh shurdh dhe një sy qorr dhe e kanë lënë të lirë Kotron, duke arrestuar vetëm shoferin.  Këtë që vlerësojnë janë gjyqtarët që e kanë kaluar vettingun dhe tani kuptohet fare qartë në duart e kujt po shkon vettingu dhe drejtësia e popullit shqiptar.

Vettingu po i mbledh të gjithë të korruptuarit në një thes dhe janë pikërisht këta që po vendosin fatet e të inkriminuarëve dhe kriminelave që po fundosin çdo ditë e më shumë drejtësinë.

Në përgjimet e regjistruara shoferi i përgjigjet: “Po, e takova më ka dhënë dollar më duket, se ishin të ngushta dhe ishin të mbështjella në zarf, nuk i dalloja dot nëse ishin euro apo dollarë.”

Narkotrafikanti Kotro endet i lirë dhe nuk po arrestohet as nga policia as nga Interpoli.

Për sa kohë drejtësia të flejë gjumë, narkotrafikantët si Kotro do të vazhdojnë të bëjnë bisneze të qetë.

Exit mobile version