“Nuk jam unë që i ndjek rekordet, janë ato që më ndjekin mua”. Shprehej kështu Kristiano Ronaldo disa vite më parë dhe ndoshta kishte më shumë se të drejtë. Sepse ylli portugez, i rikthyer në kombëtare, tashmë nën drejtimin e një trajneri të ri si, Roberto Martinez, përgatitet që sot të vendosë rekordin historik të radhës, për sa i përket atyre me përfaqësuesen.Pasi theu dhe po e dërgon në shifra stratosferike rekordin e golave që i mori me meritë iranianit Ali Daei, mbrëmjen e sotme, në sfidën e parë eliminatore për “Euro 2024” kundër Lihtenshteinit, Ronaldos i mjaftojë qoftë edhe 1 sekondë në fushën e lojës për të çuar prezencat e tij me kombëtaren portugeze në 197 takime dhe do të vendosë kështu rekordin e ri.
Deri më sot, ai ndan poltronën me kuvajtianin AlMutava, por nga sot Kristiano do të bëhet futbollisti me më shumë prezenca në përfaqësuese në historinë e futbollit dhe ky fakt, por edhe ndryshimi në stolin e Portugalisë, duket se e kanë “rinuar” 38-vjeçarin, që tashmë luan tek Al-Nasr në Arabinë Saudite.