Mafia shantazh prokurorit Ervin Karanxha, një person i bën padi: Jam babai i vajzës suaj. (Ja çfarë zbuloi analiza e ADN)

Segmete të krimit dhe korrupsionit kanë ushtruar një shantazh rrënthethës dhe çnjerëzor ndaj prokurorit të Tiranës, Ervin Karanxha.

Një person me precedentë penal i quajtur Andri Leka ka pretenduar se vajza e prokurorit Karanxha ishte fëmija i tij. Për këtë pretendim Leka ka bërë padi në gjykatë për njohjen e atësisë së vajzës.

Siç edhe ka rezultuar më vonë, Andri Leka nuk kishte asnjë lidhje me anëtarët e familjes së prokurorit Karanxha, por pretendimi i i Lekës ishte një sajesë kriminale të segmenteve të caktuara për të shantazhuar, me qëllim ta poshtëruar si dhe cënuar nderin dhe dinjitetin prokurorit Ervin Karanxha, i cili është në proces Vetingu në KPA.

Prokurori Karanxha ka ndjekur rrugën ligjore, duke kërkuar analizën e ADN-së vajzës dhe duke denoncuar në prokurori shantazhuesin.

Prapaskena mëson se analiza e ADN-së kakonfirmuar shantazhin kriminal, pasi babai i vajzës ka rezultuar Ervin Karanxha.

Analiza e ADN-së ka konfirmuar se Andri Leka nuk është thjeshtë një mashtrues, por vegël e klaneve kriminale, klane të cilave prokurori Karanxha mund t’u ketë prishur intetesat gjatë ushtrimit të detyrës.

Ata kanë gjetur pikërisht Andri Lekën, i cili ka qenë ish i pandehur i Karanxhës, me qëllim që veprimi kriminal i Lekës të lexohet si një hakmarrje e tij.

Edhe pse drejtësia ka vepruar në këtë rast, prokurorit Karanxha i është shkaktuar një dëm i madh emocional dhe familjar.

Vajza është në një moshë të tillë që kupton dhe në kushte kur për një moment ka vënë në dyshim atësinë dhe familjen e saj.

Ngjarja është e pazakontë dhe me pasoja të rënda tek vajza e prokurorit, prokurori Karanxha, bashkëshortja dhe të afërmit.

Ende nuk janë indentifikuar personat që dyshohet se fshihen pas këtoj shantazhi të paimagjinueshëm.