23 mijë euro për një person që mund të…/ Kompania e njohur vjen me ofertën tunduese, ka disa kushte

Krishtlindja po afron dhe një kompani ka vendosur që të vijë me një ofertë mjaft tunduese. Cable TV ka publikuar një reklamë që kërkon një person për të parë 25 filma Krishtlindjesh në 25 ditë.Dhe e dini çfarë do fitojë personi që do të zgjidhet? Një pagë prej 2500 dollarësh si dhe abonime në shërbimet e transmetimit Netflix, Hulu, Disney+, Amazon Prime, Max, Apple TV+ dhe Hallmark Movies Now.

Titulli zyrtar i punës është Chief of Cheer dhe pasi të shikoni filmat, do t’ju duhet t’i vlerësoni ata bazuar në faktorë që përfshijnë nostalgjinë, përmbajtjen dhe ndjenjën e përgjithshme të pushimeve. Përveç kësaj, kompania dëshiron të dëgjojë se cilat platforma transmetimi janë më të lehta për t’u përdorur dhe cilat ofrojnë një përzgjedhje të mirë të filmave për pushime.

Sa i përket kërkesave, duhet të jeni mbi 18 vjeç, të jetoni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të doni filmat e festave dhe të keni kohë të mjaftueshme për të parë 25 filma në 25 ditë.Krishtlindja është një kohë shumë e dashur e vitit. Të mëdhenj e të vegjël e presin me padurim këtë periudhë për arsye të ndryshme. Nga pushimi në shkollë deri te dhuratat që shkëmbejmë, duket se Krishtlindja ka disa arsye për të qenë periudhë e shumëpritur.