Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka qenë sot i ftuar në emisionin ‘Opinion’, për të diskutuar mbi pasuritë e politikanëve në Shqipëri.
I pyetur nga gazetari Fevziu se si e ka krijuar pasurinë, Shehaj sqaroi se në ndryshim nga disa koleg të tij, ai e ka krijuar pasurinë nëpërmjet punës kryesisht në Itali në sektor të ndryshëm, si ndërtimi dhe marketing dixhital, para se të investonte në fushën e Call Center-ave në Shqipëri.
“Nga këto 23 milionë, asnjë euro nuk kam bërë në Shqipëri. Nuk kam të bëjë as me leje, as me koncesione dhe as me licenca”.
Sakaq, Shehaj sqaroi se ai ka hyrë në politikë jo për tu pasuruar, por për ta ndryshuar atë. “Si çdo shqiptar, edhe unë jam i pakënaqur nga politika. Unë kështu jam mësuar, kur jam i pakënaqur me diccka i futem dhe e bëj vetë. Edhe mua më ka ardhur në majë të hundës,“ përfundoi Shehaj.