234 mln dëm shtetit/ Një tjetër ish-kryebashkiak përfundon në qeli, çfarë vendosi gjykata për Fran Tucin

Gjykata ka vendosur ditën e sotme masën e sigurisë “Arrest me burg” për ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit Fran Tuci.Tuci u arrestua mbrëmjen e 12 korrikut, teksa akuzohet për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka urdhëruar ndërtimi ne një rruge, pa leje mjedisore, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 234 milionë lekësh.Tuci do qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, që rëndon mbi të.