33 ndeshje të zhvilluara këtë sezon/ Bajerni i Mynihut rezulton “mace e zezë” për Interin, është e vetmja skuadër që…

Bajerni i Mynihut mposhti Interin me rezultatin 2-0, në sfidën e vlefshme për grupet e Ligës së Kampioneve. Kampionët e Gjermanisë, duket se janë shndërruar në një “mace të zezë” për zikaltërit.Të cilët në 33 ndeshje të zhvilluara deri tani në të gjitha kompeticionet, nuk kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës vetëm në 2 sfidat ndaj bavarezëve, teksa në të gjitha të tjerat, më saktësisht në 31 duelet e tjera, kanë arritur të shënojnë të paktën 1 gol.Edhe në sfidën e parë të zhvilluar në “San Siro”, Interi u mposht me rezultatin 0-2.