“40-vjeçari kishte frikë”/ Gazetari zbardh detaje tronditëse nga masakra me tre të vrarë: Ja itinerari i Dan Hutrës

Gazetari Eduart Halili ka zbuluar me detaje ditën e sotme në emisionin “Breaking”, lëvizjet e vrasësit seria Dan Hutra, i cili dy ditë më parë terrorizoi kryeqytetin, duke u marrë jetën 3 grave.

Halili deklaroi se Hutra ka shfaqur shenja frike, pasi ka deklaruar se nuk do i kryente vrasjet e tjera, pas krimit të parë, nëse nuk do mbërrinte në kohë në banesën e ish-gruas. Gjithashtu, sipas gazetarit Halili, Hutra kishte frikë nga forcat RENEA, për këtë arsye nuk ka qëlluar drejt efektivëve në momenti ne arrestimit.

“Ai ka qenë problematik dhe në burg. Të burgosurit e tjerë ankoheshin për të, pasi ky krijonte sherre. Vladimir Kurti zihej me të, vëllai i një prej viktimave. Ai kishte planifikuar vrasjen me 4 pika. E nisi në Astir, ish-të ashuren që plagosi donte ta vriste sepse sipas tij i kishte marrë dikur 80 milion lekë borxh dhe nuk kishte pranuar t’ia kthente. Hutra ka deklaruar që në tentativën e parë ka zgjedhur të përdorë thikën sepse nuk donte të bënte zhurmë dhe ishte një zonë e populluar aty. Nuk do lëvizte dot shpejt. Ai nuk e vrau dot në dyqan 40-vjeçaren, pasi hynë njerëz aty. Ai ka shkuar më pas në shtëpinë e ish gruas, për të vrarë ish-vjehrrin. Pasi nuk e pagjetur, ai ka qëlluar motrën e Elona Hysit dhe kunatën e saj.

Pasi i kanë mbaruar fishekët e kallashnikovit, ka nxjerrë thikën dhe është përleshur me ish-gruan duke plagosur atë dhe nënën e saj.