5 paralajmërimet e gjobave që nuk i mjaftuan të riut të ‘frenojë aventurat’ e shpejtësisë ‘skëterre’, si u pajis me patentë i riu para pak muajve

Klevis Ruçaj, 20 vjeçari i cili shkaktoi aksidentin në zonën e rreth rrotullimit të Saukut me tre të vdekur gjithsej dhe tre të plagosur, kishte më pak se një vit që ishte pajisur me leje drejtimi.

Burime bëjnë me dije se vetëm brenda pak muajve kishte marr patentën, ku nuk kanë vonuar dhe gjobitjet nga rrugorja si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit.

Mësohet se dhe pse kishte marr plotë 5 gjoba, kryesisht për përdorim celulari teksa voziste makinën, apo mos vënia e rripit të sigurimit, përsëri vijonte aventurat me makinë duke mos u ndalur deri ne momentin fatal ku timoni e ‘tradhtoi’ e për pasojë i mori edhe jetën.

Rastet e gjobitjes:

1. Për parakalim dhe veprime të ndaluara më 6 shtator

2.Nuk zbatoi sinjalistikën 7 tetor 2022

3.Gjobitur për shpejtësi 15 nëntor 2022

4.Është kapur me celular në drejtimin e mjetit 9 dhjetor 2022

5.Pa siguracion dhe nuk zbatoi sinjalistikën 27 janar 2022

Ai ishte i apasionuar pas shpejtësisë, të cilën e kishte reklamuar edhe përmes rrjeteve sociale. Në një prej videove të tij në rrjetet sociale ai lëvizte me shpejtësi deri në 271 km/h. Në aksidentin tragjik humbën jetën tre persona dhe tre të tjerë mbetën të plagosur.