Modelja e njohur ka qenë shpesh në qendër të shtypit rozë sa I përket jetës së saj private. Bëhet fjalë për Adrola Dushin e cila ka bërë pak lëmsh rrjetin me një postim të fundit, në Instastory, ku shfaqet me një fustan të bardhë e të gjithëve na shkoi mendja tek e njëjta gjë.

Mos do të kemi dasmë në ‘horizont’? Modelja ka zgjedhur që postimit të mos i shtojë asnjë fjalë madje e asnjë ndonjë ikonë emoji, për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë.

Fotoja mund të jetë shkëputur nga një pjesë e projektit të saj, ose në të kundërt na mbetet të mendojmë se së shpejti do të kemi dasmë.