Gjatë merkatos së verës, Milani u bë protagonist, mbi të gjitha për sa u përket të ardhurve, por pati shitje si ajo e Fode Balo Turesë që nuk u kompensuan. Aktualisht, Teo Hernandez ka si zëvendësues të riun Bartesagi dhe boshllëku bëhet më i dukshëm tani që francezi është i skualifikuar siç do të ndodhë ndaj Juves.

Teksa Pioli mendon për zgjidhjet taktike në kuadër të supersfidës së të dielës, siç raportohet nga “Sportmediaset”, drejtuesit kuqezi mund të vënë bast për Huan Mirandën.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, tani në organikën e Betisit, shihet si profili ideal. Anësori spanjoll më pas do të bëhej zëvendës i Teo Hernandezit në radhët e kuqezinjve.

Atij i skadon kontrata në qershor, por Milani mund të përshpejtojë operacionin duke ofruar disa miliona euro. Kjo për arsye sepse Barcelona kërkon rikthimin e djaloshit, i cili deri në vitin 2019 ishte pjesë e ekipeve zinxhir të katalanasve.

Aktualisht 23 vjeç dhe në “xhiron” e kombëtares spanjolle, ai numëron mbi 120 ndeshje si profesionist dhe tetë gola, ndër të cilët katër vetëm me Betisin, ku militon që prej sezonit 2020-‘21.

Në sezonin aktual, Miranda ka luajtur pesë herë në kampionat dhe një herë në Ligën e Europës për një total prej 363 minutash