53 gola me fanellën e Napolit, por Osimhen nuk i ka shënuar kurrë Milanit

Mungesa e Viktor Osimhen është ndjerë padyshim tek Napoli në dy ndeshje të rëndësishme kundër Milanit në Seria A dhe Champions.

Ndërsa sonte në mbrëmje të gjithë presin shpërthimin e sulmuesit nigerian në stadiumin “Maradona”.

Që nga ardhja e tij në Itali, në verën e vitit 2020, Osimhen ka shënuar 53 gola me fanellën e Napolit, por si ka shënuar asnjëherë Milanit.

Kështu, sulmuesi do të kërkojë golin sot ndaj kuqezinjve, pse jo edhe të kualifikojë “axurrët” në gjysmëfinalet e Championsit.