Një studim i ri, i bërë në Itali, tregon se nuk është gjë e rrallë ta shohësh, dëgjosh, apo ndjesh praninë e partnerit të vdekur. Kjo ka dalë si konkludim nga studimi i bërë nga kërkuesit shkencorë të Universitetit të Milanos, të cilët kanë bërë një studim të gjerë rreth dukurisë së ‘përvojave halucinatore pas pikëllimit/zisë’ (PBHE).
“Marrë në përgjithësi, dëshmitë flasin për një prevalencë të lartë të PBHE-së – duke filluar nga 30% e deri në 60% – te bashkëshortët që kanë mbetur vejanë, duke i dhënë konsistencë këtij fenomeni”, shkruajnë ata. Jacqueline Hayes nga Universiteti i Roehamptonit, e cila po ashtu është marrë me këtë fenomen për disa vjet, preferon që të përdorë shprehjen ‘përvojat e pranisë së vazhdueshme’ (ECP). “Njerëzit raportojnë zëra, pamje, ndjenja të të prekurit, aroma dhe diçka që unë e quaj ndjenjë të pranisë”, thotë ai.