Nëse ka një aksesor që do i freskojë veshjet tuaja për 2024-ën, janë këpucët. Sigurisht, disa këpucë nuk janë të përshtatshme për këtë stinë, por do ju duhen patjetër me rritjen e temperaturave. Gjithsesi, ju mund të përgatiteni që tani për trendet që do ‘ngjyrosin’ këmbët tuaja vitin e ardhshëm.
E kuqe
E kuqja ka rezistuar në sezonet e shkuara, por flaka e saj s’do të shuhet ende. Tani e gjitha do të përqendrohet te mënyra e kombinimit dhe sugjerimi i pasarelave është kombinimi me ngjyrat e tjera, si e kaltra e qiellit.
Kafe
Gjatë verës e pamë kafenë si ngjyrë që tregonte elegancën ndaj edhe mori rëndësi të madhe kur u prezantuan koleksionet pranverë-verë 2024. Pasi dominoi te palltot, pantallonat, fustanet dhe çantat, nuk është aspak habi që do ta shohim te këpucët.
Argjend
Argjendi po kryeson disa trende aktualisht dhe po shihet shumë te bizhuteritë apo pantallonat. Tani këpucët argjend po vijnë në versione që mund të vishen edhe përgjatë ditës.
Të bardha
Këpucët e bardha me detaje si maja katrore, rrip në pjesën e pasme apo me pak nuancë, do ta ndryshojnë tërësisht veshjen.
E gjelbër
Përveç të kuqes, e gjelbra ishte ngjyra tjetër që mbizotëroi pasarelat. E kombinuar me pallto blu apo lule të kuqe, e gjelbra është një lloj neutralizuesi për veshjet dhe i bën të duken më të pastra.
Gri
Gri me nuanca të ngrohta dhe nëntone të kafesë. Neutraliteti do të funksionojë shumë mirë, sepse çfarëdo kombinon me të njëjtat ngjyra si këpucët e zeza. Jo vetëm kaq, por mund të jetë edhe më e gjithanshme, sepse përshtatet me ngjyra dhe materiale me të cilat e zeza nuk kontraston mirë.
E artë
Kur ka argjend, nuk mund të mos jetë ari. 2024 do të fokusohet te ngjyrat metalike, por tonet e arta janë kryesore. Sa më pasqyruese të jetë sipërfaqja, aq më mirë.
Blu
Bluja është një prej ngjyrave që duket ndryshe në varësi të tonalitetit dhe fortësisë. Për 2024-ën, stilistët kanë zgjedhur të kaltrën e lehtë. Ka diçka të veçantë te bluja, edhe kur kombinohet me ngjyra të errëta apo printe.