80 ditë pa shënuar gol, Zhiru flet për të ardhmen me Milanin: Më ka pëlqyer gjithmonë të shkoja te…

Madje, Olivie Zhiru nuk shënon prej 6 ndeshjesh. Goli i tij i fundit me fanellën kuqezi daton më 5 nëntor 2022, në kohën shtesë të Milan-Specia 2-1 në “San Siro”. Francezi nuk kishte qenë kurrë kaq “shterpë” në përvojën e tij milaniste. Në Botërorin e Katarit me Francën ai shënoi dhe bëri shumë mirë deri në finale, të cilën e humbi kundër Argjentinës.Megjithatë, që kur u kthye, kurrë nuk ka mundur të marrë frymë dhe tani, në moshën 36-vjeçare, numri 9 i kuqezinjve po ndien efektet e këtij “turi force”.

Me Milanin deri në fund të karrierës. Dhe ndoshta pas lamtumirës së kombëtares. Ky është mendimi i Zhirusë, i cili njofton se dëshiron të mbyllë ciklin e tij në futboll me kuqezinjtë.

Ndërkohë, sulmuesi 36-vjeçar po mendon të largohet përfundimisht nga kombëtarja pas përvojës në Botëror, ku u bë edhe bomberi më i mirë në historinë e Francës.

REFLEKTIM- I intervistuar nga rrjeti “Canal+”, francezi tashmë mbajtës i rekordit të golave në kombëtare, shpjegon: “Për momentin po vazhdoj me Francën, por pashë Lorisin të largohet dhe më preku. Marrëdhëniet tona janë të veçanta. Çdo gjë mund të ndodhë derisa të shpall zgjedhjen time, kështu që mbetem i grumbullueshëm. Duhet të kuptoj nëse dua ta vesh këtë fanellë blu, që do të thotë shumë për mua, por do t’i jap vetes kohën e nevojshme për të marrë vendimin”.

TROFETË- Nga ana tjetër, idetë e tij për Milanin, me të cilin kontrata e tij po përfundon, janë më të qarta: “Dua të rinovoj, kam arritur të fitoj zemrat e tifozëve. Jam në bisedime me klubin. Nëse mund ta përfundoj karrierën time në nivelin më të lartë te Milani, do ta bëj. Mund të shkoja në ndonjë kampionat ekzotik, më ka pëlqyer gjithmonë ai amerikan”. Ndërkohë, Zhiru ka vetëm një gjë në mendje: Të vazhdojë të shënojë dhe të fitojë trofe me Milanin. Për Francën, nga ana tjetër, do të mendohet ende.