Ndonëse Policia Rrugore vijon me aksionet, duke gjobitur dhe arrestuar shoferët e papërgjegjshëm, sërish në rrugë vihen re shkelje nga ana e drejtuesve të mjeteve.
Edhe pse shkeljet sjellin aksidente të rënda, shoferët në të shumtën e rasteve i filmojnë vetë ato dhe më pas i publikojnë në rrjetet sociale, pasi iu duket zotësi fakti që në mënyrë të jashtëligjshme dhe tepër të rrezikshme për komunitetin, mund të shmangin një copëz trafiku.
Një rast i ngjashëm ka ndodhur në qytetin e Vlorës ku një shofer, i cili po drejtonte një mjet tip “Renault”, tenton të shmangë trafikun duke parakaluar në krah të djathë dhe më pas shihet të ngjitet mbi trotuar, duke rrezikuar kështu jetën e këmbësorëve aty.