Një tjetër shqiptar e ka humbur jetën si pasojë e motit të keq që ka goditur Gjermaninë. Bëhet fjalë për Vanesa Koxha nga Kaçaniku i Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarë të Vanesës, ku theksojnë se ajo ka humbur jetën si pasojë e furtunës që goditi Gjermaninë.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se vajza jonë, Vanesa Koxha, ndërroi jetë në vërshimin tragjik në Gjermani dhe varrimi bëhet këtu në Gjermani”, ka shkruar Emin Koxha
Kujtojmë se dje si pasojë e përmbytjeve humbi jetën dhe një çift nga Peja.