Kryeministri Edi Rama, nën shoqërinë e drejtoreshës së AZHBR-së, Frida Krifca, kanë qenë së bashku sot në tre fabrika të reja në zonën e Vorës dhe të Kasharit ku kanë inspektuar.
Jo vetëm kaq por kryeministri nuk ka kursyer bisedat por edhe batutat me një sipërmarrës.
Rama: Gjëja tjetër që ne mund t’ju ndihmojmë është që t’ju hapim rrugën e tregut në Lindjen e Mesme
Sipërmarrësi: Është një synim, se ne jemi njohur me tregun. Na kanë ardhur informacion nga Dubai. E kërkojnë shumë mishin edhe në origjinën e kemi nga Tepelena.
Rama: Ju jeni mishngrënës të lindur, por çështja është që gjithë zinxhiri tani këputet, sepse këtu nuk ka akoma standarde të tilla. Në momentin që vijnë këtu dhe shikojnë dhe marrin garancinë, dmth çfarë paguajnë do marrin.