Mjeku i njohur italian, Dr. Giuseppe De Donno, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij pasditen e djeshme. Lajmi bëhet i ditur nga mediet italiane, të cilat nuk e dinë ende shkakun e ngjarjes, por mjeku De Donno ishte një zë shumë i njohur gjatë këtyre muajve të pandemisë së koronavirusit.
Ai u bë i njohur në gjithë botën, pasi zbuloi kurimin e Covid-19 te personat që ishin në gjendje të rëndë, me plazmë gjaku.
Giuseppe De Donno ishte ish-mjeku kryesor i departamentit të Pneumologjisë të spitalit Carlo Poma në Mantua. Ai propozoi trajtimin eksperimental të bazuar në plazmën hiperimune gjatë valës së parë të Covid, kur vaksinat nuk kishin dalë ende.