Ç’po ndodh në jug të vendit? Pushuesit nuk ‘arrijnë’ të dallojnë as detin

Jugu i vendit është ‘pushtuar nga mjegulla”. Paraditen e sotme re mjegulle dhe tymi kanë përshkruar disa prej gjireve kryesore në vend, përfshirë Himarën, Palasën e deri në Sarandë.

Disa prej pushuesve thonë se mjegulla është një fenomen natyror, dhe të tjerë shprehen se është tymi nga zjarret që djegin prej ditësh të tëra zonën e Karaburunit.