Është përcjellë sot për në banesën e fundit 4-vjeçari shqiptar Aron Tila që humbi jetën tragjikisht pas shembjes së pallatit në Torino të Italisë. Sipas mediave italiane, mamasë së Aronit i ka rënë të fikët në momentin e ceremonisë mortore. E pranishme në ceremoni, ka qenë dhe kryebashkiakja Chiara Appendino.
Si ndodhi ngjarja:
Më 24 gusht, vogëlushi Aron Tila dhe e ëma, Nertila, mbetën poshtë rrënojave të ndërtesës së shembur në Torino, ku edhe jetonin. Një rrjedhje gazi shkaktoi shpërthimin që i mori jetën vogëlushit, plagosi rëndë nënën e tij dhe disa të tjerë.
Babai i djalit, Genci, tha se në Torino kishin shkuar për një jetë më të mirë, ndërsa po mendonin të iknin për në Napoli, për të jetuar atje. Sipas babait, policia duhet të hetojë këtë çështje dhe dikush të mbajë përgjegjësi, sepse sipas tij, pallati gjithmonë mbante një erë të çuditshme dhe kushtet e saj nuk ishin të mira.