Një suedez ka rënë në prangat e policisë në Sarandë pasi ka dhunuar bashkëjetuesen e tij.
Uniformat blu njofton se në pranga ka përfunduar 33-vjeçari banues në qytetin bregdetar.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit suedez S. L., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.