Përfundon arratia e autorit të vrasjes në Tropojë, ja ç’i gjeti policia në banesë

Është arrestuar pas disa orësh nga ngjarja autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur në Çerem të Tropojës. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë  falë  reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar shtetasin  Altin Ismajlisufi.

Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit, me të cilën autori kreu vrasjen. Autori i dyshuar po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme.