Konsumi i alkoolit në moshë të re? Shoqëria Europiane e Kardiologjisë, prezanton studimin: Ja përse nuk duhet ta pini, shkakton…

Sipas studimit të paraqitur në Kongresin e Shoqërisë Evropiane të Kardiologjisë në vitin 2021, alkooli i konsumuar në moshë të re shkakton plakjen e parakohshme të enëve të gjakut

Sipas një hulumtimi mësohet se konsumimi i alkoolit nga adoleshenca deri në moshën e rritur shkakton ngurtësim arterial, i cili është një pararendës i sëmundjeve kardiovaskulare.

Sipas studimit të paraqitur në Kongresin e Shoqërisë Evropiane të Kardiologjisë në vitin 2021, alkooli i konsumuar në moshë të re shkakton plakjen e parakohshme të enëve të gjakut.

Autori i punimit, Hugo Walford, deklaroi se përdorimi i tepërt i alkoolit shkakton rritje graduale të plakjes së enëve dhe se forcimi i arterieve do të rritet me rritjen e sasisë së alkoolit të konsumuar.

Në studim nuk u zbulua asnjë lidhje me efektet e konsumit të alkoolit në moshat e reja në shëndetin e zemrës, ndërsa u përcaktua se konsumimi i alkoolit kishte një efekt të drejtpërdrejtë në shëndetin e enëve të gjakut.