Jeff Bezos nuk ndalet, bën investimin gjigand në kërkimin për të zgjatur jetën e njerëzve duke luftuar plakjen

Ish-CEO i Amazon, Jeff Bezos dhe bashkëthemeluesi miliarder PayPal Peter Thiel kanë investuar në një kompani misioni i së cilës është të “zgjasë jetëgjatësinë e njerëzve duke luftuar plakjen”.Sipas mediave të huaja, “Altos Labs” është një kompani e bazuar në kërkime e themeluar në fillim të këtij viti e cila po punëson shkencëtarë me oferta prej 1 milion dollarësh paga vjetore, sipas MIT Tech Review.Duke cituar njerëz “të informuar nga kompania”, MIT Tech Review raportoi se Altos Labs ka bërë të ditur se Bezos ishte ndër investitorët e saj.Bezos ka financuar kërkime kundër plakjes edhe më pare, në vitin 2018 ai investoi në Unity Technologies, një kompani bioteknologjike qëllimi i së cilës është të bëjë terapi kundër plakjes.MIT Tech Reviewraportoi se Altos Labs do të përqëndrohej kryesisht në një teknologji të quajtur riprogramim, e cila funksionon duke shtuar proteina në një qelizë e cila në thelb e udhëzon atë të kthehet në një gjendje të ngjashme me qelizat burimore