Sali Berisha: Partia Demokratike është në ditën e saj më të zezë!

Sali Berisha: Unë nuk jam nga ata që them se PD nuk kishte përgjegjësi për rezultatin e 25 prillit, por më bizarrja ishte se vendimi për zhvillimin e zgjedhjeve në parti u morën në mënyrë unanime nga të gjitha palët e pranishme në mbledhjen ku u mor vendimi. Opozita është në ditën më kritike të saj, sikundër edhe Shqipëria ndodhet në momentin më kritik në 30 vite. Opozita nis jetën parlamentare me 60 mijë vota më pak se në vitin 2013, pas 3 humbje rradhazi parlamentare, fillon jetën në kushtet kur ajo u mor me veten e saj, nëse opozita nuk gjen forma modalitetesh, Edi Rama në zgjedhjet e ardhshme do të dyfishojë batërdinë zgjedhore. Opozita duhej të penalizonte shumë më tepër Edi Ramën për atë që e quan masakër zgjedhore, në mënyrë që ndërkombëtarët të mos thonin atë që tha, por të thonin atë që u tha në 2001, se në 25 prill, zgjedhjet nuk shprehnin vullnetin e shqiptarëve.