Ministrja Manastirliu zbulon vendimin më të fundit që është marrë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka vizituar sot stadiumin “Air Albania”, dhe ka njoftuar se është marrë vendimi për një plan në mënyrë që vaksinimi të vijojë në çdo universitet, fakultet apo konvikte brenda apo jashtë Tiranës.

“Duke qenë se fokusi është tek hapja e sigurt e shkollave dhe universiteteve, mësuesit, pedagogët, nuk do të shkëputet fokusi dhe studentët që janë të ftuar përgjatë shtatorit të vaksinohen.

Kemi vendosur që me të filluar shkolla do të spostohemi në universitete. Në çdo universitet me kalendar dhe në njësitë vendore në rrethe do të mundemi të jemi në universitete e fakultete për të bërë vaksinën aty për studentë e pedagogët që nuk kanë bërë vaksinën.’’- tha Manastirliu.