4 viktima dhe mbi 700 të infektuar me Covid

Vijojnë të jenë të larta shifrat ditore të të infektuarve me Covid në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga 5544 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 740 raste të reja dhe katër persona kanë humbur jetën.

Në orët e fundit betejën me Covid e kanë fituar 715 qytetarë duke e çuar në 137,587 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Ndërkohë të infektuarit janë konstatuar në këto bashki, 252 raste në Tiranë, 51 në Fier, 45 në Shkodër, 35 në Durrës, 33 në Sarandë, nga 30 raste në Lushnje, Lezhë, 23 në Krujë, 22 në Vlorë, 21 në Korçë, nga 19 raste në Librazhd, Berat, 13 në Kavajë, 11 në Elbasan, 9 në Mat, nga 8 raste në Has, Devoll, Dimal, Gramsh, 7 në Kamëz, nga 6 raste në Kurbin, Himarë, nga 5 raste në Kolonjë, Mallakastër, Bulqizë, Vau i Dejës, nga 4 raste në Kukës, Dibër, Roskovec, Patos, Gjirokastër, Peqin, nga 3 raste në Prrenjas, Poliçan, Kuçovë, Selenicë, Divjakë, Rrogozhinë, nga 2 raste në Tropojë, Mirditë, Përmet, Tepelenë, Skrapar, nga 1 rast në Maliq, Memaliaj, Delvinë, Fushë Arrëz.