Njëzet vjet më parë, një gabim në një spital të Spanjës ka bërë që të ndërrohen dy foshnja.Gjithçka u zbulua kur një nga vajzat zbuloi rastësisht përmes një testi të ADN-së se ajo nuk ishte vajza e prindërve të saj të supozuar.“Ishte një gabim njerëzor dhe ne nuk kemi qenë në gjendje të zbulojmë se kush ishte fajtori”, u shpreh në një konferencë shtypi, Sara Alba, shefe shëndetësore për rajonin verior La Rioja të Spanjës.“Sistemet atëherë ishin të ndryshme dhe nuk ishin aq të kompjuterizuara sa janë tani”, shtoiajo , duke ofruar garanci se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë përsëri.Vajzat që kishin lindur me pesë orë diferencë në një spital në La Rioja u ngatërruan në vitin 2002, pasi të dyja ishin në inkubatorë sepse kishin lindur nën peshë.Njëra nga vajzat, tani 19 vjeçe, e cila së pari zbuloi se i ishte dhënë prindërve të gabuar, ka kërkuar kompensim prej 3 milionë eurosh nga autoritetet lokale shëndetësore.