“Gërdeci”/ Tjetër lëvizje nga SPAK për Fatmir Mediun

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka kërkuar rinisjen e gjykimit për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, për dosjen e Gërdecit. Mësohet se gjyqtarja që pritet ta shqyrtojë është caktuar Saida Dollani, pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit.