Gjykata jep vendimin për Feron

Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit Fero është dënuar me 1 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje. Vendimi është dhënë ditën e sotme pasi reperi pranoi fajësinë gjatë shqyrtimit fillestar.

Gjithashtu i është sekuestruar arma e llojit elektroshok.Fero u përfshi në një sherr të ndodhur në vitin 2018 bashkë me Avdullah Islami dhe Mehmet Elshanin.

Ky i fundit u përfshi në një sherr me Lorent Bajramin, ndaj të cilit ushtroi dhunë fizike ndërsa reperi dhe Islami e kërcënuan me armë dhe mjete metalike të rrezikshme.