Aksident në aksin rrugor Memaliaj-Mallakastër/ Makina humb kontrollin dhe përmbyset në mes të rrugës

Një aksident është regjistruar pasditen e ditës së sotme në aksin rrugor Memaliaj-Mallakastër ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Automjeti ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në mes të rrugës, ndërsa dy të lënduarit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet apo rrethanat e ngjarjes.