Mbi 5 mijë raste të reja dhe 59 viktima nga Covid në Itali

Autoritetet shëndetësore në Itali kanë raportuar sot 5,522 raste të reja me Covid, nga 291,468 teste të kryera. Ndërsa një ditë më parë, u shënuan 5923 nga 301,980 teste.Në 24 orët e fundit janë regjistruar 59 viktima, duke shënuar rënie nga dje, ku u shënuan 69.  Që nga fillimi i pandemisë, numri i viktimave ka shkuar në 129,766.Të  shëruarit në orët e fundit janë 7,122, norma e pozitivitetit  është 1,89%. Sipas të dhënave, 558 pacientë janë shtruar në kujdes intensiv për Covid në Itali. Pranimet ditore, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, janë 38.