“Këtu nuk ka vetëm sportista ka dhe burra”/ Preket konkurrenti i Përputhen

Alvisa, është konkurrentja më e re e Përputhen, e cila ka ndezur djemtë e Përputhen.

Bukuroshja nga Vlora, tha se ishte një sportiste dhe që ka luajtur për 7 vite basketboll duke qenë pjesë e një ekipi.

Me hyrjen e saj në studio ka trazuar menëjherë konkurrentët pasi u shpreh se i pëlqenin meshkujt sportistë dhe që mesa kishte parë edhe djemtë aty janë shumë sportistë.

Kjo ka prekur njërin prej konkurrentëve, Azemin, i cili i është drejtuar vajzës duke i tërhequr vëmendjen.

Azemi u shpreh: “Këtu nuk ka vetëm sportista por edhe burra”.

Më tej Evisa ka sqaruar se ajo tha vetëm tiparet e përgjithshmeqë pëlqen tek një mashkull.