Vdekja misterioze e 28-vjeçarit në dhomën e hotelit, dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku 28-vjeçari Ajdin Mustafi ndërroi jetë në mënyrë të mistershme, në një prej hoteleve të njohura në Tiranë.

Sipas informacioneve, 28-vjeçari me origjinë nga Kosova, ka qenë i mbështetur në dritare dhe janë këputur hekurat e ballkonit, e për pasojë ka rënë, ku ka gjetur vdekjen.

28-vjeçari ishte shqiptar i Kosovës dhe kishte dy ditë që kishte ardhur në Shqipëri nga Zvicra. I riu kishte edhe shtetësi shqiptare dhe zvicerane. Në dhomë mësohet se rrinte i vetëm. Nga gjitha ekzaminimit në dhomë rezulton se s’ka asnjë gjurmë që të kenë qenë dy persona.