E intubuar prej ditësh, niset drejt Turqisë 24-vjeçarja Xheni Kaba, u infektua me Covid në fund të gushtit

24-vjeçarja Xheni Kaba prej ditësh ndodhej e intubuar si pasojë e Covid-19.

Kjo e fundit ishte shtatzënë dhe me përkeqësimin e gjendjes, mjekët vendosën që të bëjnë lindje të parakohshme.

Nga dita në ditë gjendja e saj u përkeqësua, ndërsa raportohet se e reja është nisur së fundmi në Turqi për kurim më të specializuar. Të afërmit e saj kanë bërë thirrje publike për ndihme nga qytetarët pasi mendohet se kurimi do t’i kushtojë rreth 40 mijë euro, të cilat ata nuk i kanë.