Pak ditë më parë u publikua në media, se si biznesmeni Mentor Rryçi ka korruptuar gjyqtarë të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, deri në atë pikë sa që shtetases me iniciale V.D. i rrëmbeu fëmijët me vendim gjykate.
Gjyqtarë të korruptuar, të cilët i rrëmbyen fëmijët gazetares. Ka qënë pikërisht Kaçe Agolli një gjyqtare tashmë e shkarkuar nga Vetting-u si e korruptuar, por e pa hetuar akoma dhe e pa dënuar për veprimtarinë kriminale.
Kjo gjyqtare në bashkëpunim me psikologen Greta Talo, ka vjedhur mbi gjakun e fëmijëve si të gazetares në rastin konkret, por edhe në kurriz të shumë familjeve të cilat janë shkatërruar nga dora vrastare e një gjyqtareje të inkriminuar dhe psikologes së pa shpirt që do t’u sigurojë të ardhmen fëmijëve të saj me para të fituara duke shkëputur nga nëna fëmijë të mitur.
Krimi kundër shtetases V.D. vazhdon më tej në Gjykatën e Apelit Tiranë, ku fëmijën që ja rrëmbeu gjyqtare Kaçe Agolli, ja miratoi dhe banda e gjyqtarëve të Apelit, madje duke i dhënë jo vetëm fëmijën e madh, por edhe të voglin babait. Kjo bandë përfaqësohej nga Artur Gaxha, një gjyqtar super milarder i shkarkuar dhe i pa ndëshkuar nga sistemi i drejtësisë, për gjithë krimet e kryera nga ky matrapaz gjyqtar, njëkohësisht dhe nga matrapazi tjetër Alaudin Malaj pjesë e kësaj trupe gjykuese, që pati po të njëjtin fund, i shkarkuar, por i pa ndëshkuar për pasuritë e vjedhura dhe të përfituara në mënyrë të pa ligjshme nga korrupsioni.
Shtetasi Mentor Rryçi, vazhdon të njëjtin aktivitet kriminal të korrupsionit, dhe aktualisht po në Gjykatën e Tiranës me gjyqtarë të kësaj gjykate.
Rasti është flagrant dhe i freskët dhe pikërisht me matrapazen tjetër të sistemit të drejtësisë, Irena Hoxha. Kjo e fundit ka dalë hapur në mbrojtje të biznesmenit Mentor Rryçi.
Irena Hoxha ka në gjykim çështjen me objekt ‘Marrjen e masës së sigurimit të padisë’, duke vendosur sekuestro konservative, mbi pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme që ka pala e paditur në ZVRPP, QKB. Sekuestrimin e depozitave në Bankat e Nivelit të Dytë, dhe çdo mjeti transporti të regjistruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, si dhe inventarizimin e çdo sendi të luajtshëm, duke vendosur sekuestro konservative mbi to, deri në momentin që vendimi për pjestimin e pasurisë do të marrë formë të prerë.
Dhe pika 2 e objektit të padisë, është pjestimi i pasurisë me ½ të krijuar gjatë bashkëjetesës dhe martesës.
Mirëpo, çfarë ndodh? Edhe pse në ligj është e përcaktuar qartë se sigurimi i padisë duhet të gjykohet brenda 5 ditëve, matrapazja Irena Hoxha po bënë çdo veprim dhe akrobaci ligjore, me qëllim favorizimin e biznesmenit Mentor Rryçi, gjoja se padia nuk është e qartë.
Gjyqtarja Irena Hoxha harroi pa gjykuar sigurimin e padisë, vetëm e vetëm për të mbuluar veprimtarinë kriminale të korrupsionit të kryer me biznesmenin Mentor Rryçi.
Ditën e sotme, Gjyqtarja Irena Hoxha është kallëzuar në SPAK në lidhje me veprën e “Korrupsionit pasiv”, parashikuar nga neni 319/ç, që ka të bëj me veprën penale të korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë të drejtësisë. /Pamfleti